Meliza Haradinaj-Stublla mbetet jashtë Kuvendit, kush është deputetja e re e AAK-së

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndonëse pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, Meliza Haradinaj-Stublla ishte në mesin e deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, tani pas rinumërimit të disa vendvotimeve ajo ka mbetur jashtë Kuvendit.

Vendin e saj e zuri Albana Bytyqi e cili në zgjedhjet e fundit mori 4 mijë e 420 vota. Kjo e fundit u ankua që ish-kandidatja e AAK-së i ka vjedhur vota.

Madje për këtë rast dolën edhe disa video-incizime ku dëgjoheshin disa komisionarë duke shtuar vota në favor të Haradinaj-Stublla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme