Meliza në vijë me shefin, e quan raciste Gjykatën Speciale

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 18:37 | Nga

Këshilltarja për Politikë të Jashtme e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “raciste” Gjykatën Speciale të votuar nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, gjatë legjislaturës së kaluar.

Një ditë pasi 43 deputetë deponuan një kërkesë për shfuqizimin e Ligjit që e themelon këtë gjykatë, Meliza Haradinaj, ka komentuar në Twitter rreth Tribunalit Special.

“Kosovës i duhet një e vërtetë përfundimtare rreth njohjes së luftës dhe gjenocidit dhe dënimit të fajtorëve. Kosovës nuk i duhet një gjykatë raciste (vetëm për shqiptarët), tha Meliza Haradinaj.

Në mënyrë retorike, Meliza Haradinaj ka pyetur se kur Kosova do ta ndërtojë besimin “për të cilin dëshpërimisht ka nevojë”.

Më pas, ajo ka lavdëruar qëndrimin e partisë së kryeministrit Haradinaj, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, rreth Gjykatës Speciale, të cilën e kishte kundërshtuar që nga koha kur ishte dhënë ideja për themelimin e saj, përfshirë edhe me votë në Kuvend kur ajo ishte miratuar.

“AAK asnjëherë nuk ka dështuar që të përkushtohet në konsolidimin e një shoqërie të lirë dhe të barabartë në Kosovë, duke ndërtuar institucione solide shtetërore, pavarësinë dhe forcimin e pozitës rajonale dhe ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Meliza Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme