Memli Krasniqi kujton Fadil Vokrrin: Shumë sfida e suksese i kemi kaluar bashkë, na mungon

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.

Krasniqi, në një postim në Facebook tha se Fadil Vokrri ishte futbollist i papërsëritshëm, kryetar i jashtëzakonshëm i FFK-së dhe personalitet që në vete ngërthente virtyte të larta njerëzore.

“Modest, punëtor i madh e gjithmonë i këndshëm me të gjithë. Mik besnik e i dashur, me të cilin shumë sfida e suksese i kemi kaluar me një buzëqeshje në fund. Miku im Fadil, faleminderit për shembullin e sportistit elitar, për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë dhe për miqësinë e sinqertë. Na mungon shumë!”, shkruan kryetari i PDK-së.

Të ngjashme