Memli Krasniqi në dhjetor 2021: Rryma do të shtrenjtohet për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Një deklaratë e shpërndarë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi sot e dhënë në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar është bërë virale në rrjete sociale.

Në një fjalim të tij para deputetëve në debatin për energjinë elektrike, ai paralajmëroi shtrenjtimin e rrymës për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie.

“Dhe a e din çka do të ndodh? Dhe ajo që po shihet si tendencë e kësaj Qeverie. Ju do ta shtrenjtoni rrymën për qytetarët e Kosovës. Kërkesën për me shtrenjtu rrymën për 7% që ka qenë para se me ra blloku i dytë i Kosovës B tashmë e keni në proces. Dhe kjo e tregon më së miri paaftësinë dhe mos përgaditjen e moskompetencën tuaj për me adresu këtë çështje.Dhe ne sot prapë duke qenë opozitë që mbi të gjitha e ka interesin e qytetarëve para vendimeve e veprimeve ditore politike e partiake ju themi mbështetjen do ta keni për veprime të drejta që së paku i trajtojnë dy çështje: Sigurojnë furinizim me energji për qytetarët e Kosovës dhe nuk lejojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Për gjërat tjera absolutisht do të jemi kundër dhe nuk do të keni asnjëherë mbështetje” ka thënë Krasniqi.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar këtë javë rritjen e tarifave për qytetarët e Kosovës deri në 87% duke nxitur një valë reagimesh të mëdha në vend që janë kundër kësaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme