Memli Krasniqi në Drenas: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, ndërkaq nuk u siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Drenasit, ku është pritur nga Kryetari Ramiz Lladrovci, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari Krasniqi dhe Kryetari Lladrovci kanë vizituar disa projekte të cilat janë në zhvillim e sipër në Komunën e Drenasit me buxhet vetanak të Komunës.

Në Drenas, Kryetari Krasniqi ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur me punën, angazhimin dhe performancën e Kryetarit Lladrovci dhe ekipit të tij, diçka që tashmë është njohur dhe vlerësuar radhazi si më e mira edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Në vazhdën e vizitave të mija nëpër komunat e Kosovës, sot kisha kënaqësinë që të vizitoj Drenasin. Së bashku me Kryetarin Lladrovci kishim takime dhe diskutime të shumta, por edhe vizita të projekteve të cilat tashmë janë duke u zbatuar. E përgëzoj Kryetarin Lladrovci dhe ekipin e tij për këto projekte, përkundër sfidave që i kanë. Posaçërisht nga mungesa e mbështetjes nga Qeveria qendrore.”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Lideri i PDK-së tha se të gjitha këto punime të cilat i kanë vizituar, janë punime që janë bërë me buxhetin e komunës dhe me grantin e performancës së mirë që është fituar nga Kryetari Lladrovci në të kaluarën dhe tash.

Sipas Kryetarit Memli Krasniqi, ky është problemi që evidentohet në çdo komunë, çdo ditë, në secilën vizitë.

“Është e domosdoshme që të ndryshojë qasja e kësaj Qeverie karshi Komunave të Kosovës, sepse ato janë dera e parë e qytetarëve tanë. Për të përmiërsuar shërbimet dhe mirëqenien e tyre, Qeveria duhet të ndihmojë komunat me mjete shtesë. Ju e patë që kanë projekte tejet të rëndësishme, urat të cilat e lehtësojnë qarkullimin e fëmijëve dhe të gjithë njerëzve. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, projekt që nuk e ka mbështetur kjo Qeveri. Po ashtu edhe projekti që ndërlidhet me ujësjellësin. Kur jemi te uij, si një nevojë bazike, përderisa Qeveria e Kosovës merr vendime që të obligojë gastronomët që tu shërbejë ujë nga kroji qytetarëve që pijnë kafe, në anën tjetër, këtu në Drenas, e njëjta Qeveri, nuk është duke u ndihmuar qytetarëve që të kenë furnizim me ujë të pijshëm. Një pjesë e madhe e fshatrave të kësaj komune e kanë këtë problem në baza ditore.”, ka thënë Kryetari Memli Krasniqi.

Në anën tjetër, Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Kryetarin Krasniqi për vizitën dhe mbështetjen e tij të parezervë për të shtyrë përpara projektet në të mirë të qytetarëve të Drenasit.

“Së bashku me Kryetarin vizituam tri projekte në komunën tonë të cilat ajën duke u zhvilluar aktualisht. Nga vërshimet e fundit në Drenas janë shkatërruar disa ura, prandaj ne jemi duke i ndërtuar disa dhe riparuar disa të tjera. Po ashtu, jemi duke shtuar kapacitetet e ujësjellësit në komunën tonë. Ndërkaq, aktualisht jemi në vendin ku po ndërtojmë kolektorin e ujërave të zeza. Shumë shpejtë ne do të jemi komuna e parë që kena me i largu ujërat e zeza nga lumenjtë. Shumë projekte të tjera kanë ngecur për shkak të mosfunksionimit të OSHP-së, por besoj tani do zhvillohen më mirë.”, ka thënë Kryetari Lladrovci.

Kjo ishte vizita e radhës e Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në turin e tij të vizitave nëpër komunat e Kosovës dhe ofrimit të mbështetjes politike për qeverisjen në të mirë të qytetarëve të tyre.

Të ngjashme