Memli Krasniqi pret në takim Ilir Metën, e falënderon për miratimin e Rezolutës

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Kosovë në prag të përfundimit të mandatit të tij si president, raporton Ekonomia Online.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e falënderoi presidentin Meta, për miratimin e Rezolutës kundër raportit të Dick Martyt për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.

“Falënderojmë edhe miratimin e rezolutës në Parlamentin e Shqipërisë me unanimitet të lartë për një çështje të ndjeshme për ne që kishte të bënte për bazueshmërinë e raportit të Dick Martyt. Pas një procesi të gjatë është verifikuar që pretendimet për trafikim organesh kanë qenë shpifje”, tha Kryetari i PDK, Memli Krasniqi

Kjo është vizita e tij e fundi si president në Kosovë, teksa takoi edhe krerët shtetëror.

Lexo më shumë:

Të ngjashme