Memli Krasniqi: Qëndrimi i LDK-së dhe VV-së është i frikshëm

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 11:18 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë kritika të ashpra ndaj qëndrimeve të LDK-së dhe VV-së në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Është vështirë me gjet fjalë që ta klasifikoj mentalitetin hezitues të ikjes së përgjegjësisë. Qëndrimi i tyre është më shumë i frikshëm se i turpshëm. Për mua është i frikshëm qëndrimi i LDK-së dhe VV-së, duke mos guxuar të marrin përgjegjësi për si deputet, për iniciativën për dënimin e gjenocidit serb” tha Krasniqi.

Ai tha se nuk e di se si mundet ta shikojë një deputet veten më pasqyre përderisa e mohon krijimin e një Tribunali që dënon krimet serbe.

“Nuk e di si mundet me kqyrë një deputet veten më pasqyre përderisa e mohon krijimin e një Tribunali që dënon krimet serbe. Nuk po muj me besu që ne sot po ia japin këtë lloj mesazhit qindra familje të viktimave. Nëse se bojmë deri sot po e lojm krejt. Nuk po e ni veten mirë me qenë deputet i një kuvendi kur të gjithë ikin dhe e bllokojnë seancën me arsyetimet më banale të mundshme”, tha Kransiqi.

Të ngjashme