Memli Krasniqi shpreh konsideratë për deputeten Vasfije Krasniqi

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur në seancën e Kuvendit konsideratë për deputeten e deritashme të Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi e cila një ditë më parë njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj për arsye shëndetësore.

“Para se ta filloj fjalën time dëshiroj që ta shpreh konsideratën më të thellë për deputeten e  deritanishme Vasfije Krasniqin e cila dha dorëheqje nga pozita e deputetes edhe në emrin tim dëshiroj t’i uroj shëndet dhe suksese ka qenë nderë për Kuvendin e Kosovën me pas në mesin tonë një deputete të fuqishme si ajo”, është shprehur kryetari i PDK-së.

Por, për deputeten e deritashme të Kuvendit të Kosovës, nuk ka folur as kryeministri dhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti por as kryeparlamentari Glauk Konjufca apo shefja e Grupit Parlamentar Mimoza Kusari-Lila.

Të ngjashme