Memli Krasniqi tregon se çfarë i ka thënë Donika Gërvallës, Kusari-Lilën e quan zëdhënëse të përjetshme të pushtetit

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Mimoza Kusari-Lila ka shpifur kur ka thënë se pikërisht ai i ka ofenduar kolegët e saj në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se Kusari-Lila mund të jenë ofenduar nga fjala analfabete, fjalë të cilën ai ia ka thënë  ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Mimoza Kusari-Lila, kjo zëdhënëse e përjetshme e pushtetit, duke u munduar qe ta heqë vëmendjen prej tentimit të sotëm të grupit të saj për ta heshtur dhunshëm opozitën në Kuvend, e besa edhe për të na sulmuar fizikisht, paska shpifur kundër meje, se kinse e paskam ofenduar atë dhe koleget e saj. Siç ndodh rëndom, të ligët kur s’kanë argumente, shpifin. Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala “analfabet”. Nëse po, atëherë vërtet e paskam “ofenduar” ministren Shëartz. Sepse, ajo është absolutisht analfabete funksionale në lëmin e diplomacisë, gjë që po e shpërfaq çdo ditë në mënyrën më të turpshme, duke e goditur çdo vlerë të popullit e të shtetit tonë, sikur të ishte ministre e Serbisë, e jo e Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mimoza Kusari-Lila, kjo zëdhënëse e përjetshme e pushtetit, duke u munduar qe ta heqë vëmendjen prej tentimit të sotëm të grupit të saj për ta heshtur dhunshëm opozitën në Kuvend, e besa edhe për të na sulmuar fizikisht, paska shpifur kundër meje, se kinse e paskam ofenduar atë dhe koleget e saj. Siç ndodh rëndom, të ligët kur s’kanë argumente, shpifin. Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala “analfabet”. Nëse po, atëherë vërtet e paskam “ofenduar” ministren Shëartz. Sepse, ajo është absolutisht analfabete funksionale në lëmin e diplomacisë, gjë që po e shpërfaq çdo ditë në mënyrën më të turpshme, duke e goditur çdo vlerë të popullit e të shtetit tonë, sikur të ishte ministre e Serbisë, e jo e Kosovës.

Ndërsa, Mimozën, edhe pse më dhimbset pak, deri diku e kuptoj. Në LVV ajo është mish i huaj dhe po bën përpjekje titanike që të dëshmojë lojalitet e militantizëm, ani pse ende nuk ia kanë besuar as pozitën e Shefes së Grupit Parlamentar, duke e mbajtur vetëm si “ushtruese të detyrës” tash e gati dy muaj. Andaj, le ta ushtrojë këtë detyrë derisa ta kalojë provimin tek Albin Kurti, por mirë bën që të provojë ta ruajë dinjitetin e saj gjatë kësaj rruge.

Të ngjashme