Menaxheri i prodhimit në KEK i përgjigjet Kurtit pasi u akuzuan për sabotazh

Obiliq | 16 Dhj 2021 | 16:07 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Menaxheri i prodhimit në termocentralin “Kosova B” në Obiliq, gjatë një vizite të kryeministrit Albin Kurti, ka siguruar se askush nga punëtorët nuk bën diçka qëllimshëm, duke iu përgjigjur akuzave të ministrave dhe deputetëve të Vetëvendosjes se në KEK ka sabotazh, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar Termocentralin “Kosova B” në Obiliq.

Aty ata u pritën nga menaxheri i prodhimit dhe pjesëtarë të tjerë të stafit.

“Punëtorët e KEK-ut janë dukat dhe kurrë mos të shkon mendja që dikush bën diçka me qëllim sa i përket punëtorëve e për dikah tjetër është çështje e investigimit. Ne teknikisht si inxhinierë nuk mundemi më thënë se çka ka ndodhë dhe secili punëtor këtu jep maksimumin e vet. Mos të mendojë dikush që punëtorët s’po e japin maksimimin në ‘Kosovën B’. Qe 40 vjet punoj këtu”, tha menaxheri, i cili nuk e tregoi emrin para medieve.

Ditë më parë, ministrja Rizvanolli, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka deklaruar se përflitet të ketë pasur raste kur është ndalur me qëllim prodhimi i rrymës në blloqe për interesa të caktuara.

Edhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar të merren masa ndaj sabotuesve në KEK. “Duhet spastrim i pamëshirshëm dhe i menjëhershëm” ka shkruar ai në në një postim në Facebook.

Të ngjashme