“Menaxhim katastrofal me pandeminë” miratohet kërkesa e VV’së që Hoti të raportojë në Kuvend, Osmani e çon thirrjen në Kryeministri

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur me anë të një komunikate se pas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavcit, e që është miratuar në kryesi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka dërguar kërkesë që kryeministri Avdullah Hoti të raportojë në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë.

“Në anën tjetër, deputetët tanë në Komisionin për shëndetësi, kanë kërkuar zyrtarisht nga komisioni që Armend Zemaj duhet të raportojë në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Njëjtë dhe Drejtuesit e SHSKUK-së. Situata pandemike me COVID-19 është përkeqësuar shumë dhe vazhdon të zgjerohet me shpjetësi. Numri i të infektuarëve dhe i të vdekurve nga virusi brenda një ditë është i lartë dhe tejet shqetësues”, thuhet në njoftimin e LVV’së.

Sipas partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti kjo qeveri që sipas tyre po funksionon pa strategji e pa plan po i kushton qytetarëve me humbje jetësh.

“Nga të dhënat e publikuara të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, vetëm nga 1 korriku e deri më sot, brenda një jave janë infektuar 828 persona me COVID-19, kurse 28 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Kjo gjendje është alarmante dhe për fat të keq po vazhdon të thellohet. Nga dita në ditë, po shtohet numri si i të prekurve edhe i atyre humbin jetën. Në kohën kur qytetarët po përballën me një rrezik të tillë, klinikat e stërmbushura e me kapacitete të kufizuara e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Në anën tjetër, ata që e kanë përgjegjësi menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e shëndetit publik janë përhumbur në paaftësinë e tyre e në tezat për imunizim kolektiv natyror. Shëndeti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejt e bartësve të institucioneve të Kosovës. Kërcënimi me të cilin janë duke u ballafaquar qytetarët këto ditë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e tyre”, thuhet në njoftim.

Nisur nga gjendja e rëndë e krijuar pë shkak të menaxhimit katastrofal me Pandeminë COVID-19, pas kërkesës së…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Dienstag, 7. Juli 2020

Të ngjashme