Merdarja edhe këtë vit do të jetë problematike për bashkatdhetarët

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 08:11 | Nga

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka bërë me dije se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për t’u mundësuar bashkatdhetarëve ta kalojnë një verë sa më të mirë në atdhe si dhe të mos kenë probleme në marrjen e shërbimeve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe autoritetet e tjera për ta lehtësuar qarkullimin e bashkatdhetarëve nëpër pikat kufitare.

Megjithatë, Murati ka treguar se edhe në këtë vit pika në Merdare do të jetë problematike për shkak të punimeve të terminalit të ri.

Ai ka theksuar se në vonesat e tepërta ndikon herë pas here edhe neglizhenca e qëllimshme e palës serbe. Në këtë intervistë Murati ka folur edhe për përfshirjen e diasporës në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes vendeve të rezervuara duke ndryshuar Kushtetutën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme