Merkel përfundon mandatin 16 vjeçar, Hoti: Kosova është përjetë mirënjohëse

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, thotë se Kosova, Ballkani Perëndimor dhe e gjithë BE-ja janë ndryshe falë lidershipit të Angela Merkel, të vendosur dhe të matur, shkruan EkonomiaOnline.

“Kancelarja Merkel e përfundon mandatin e saj 16 vjeçar. Disa takime të drejtpërdrejta me të, si dhe shumë të tjera përmes video-konferencave, kanë qenë mësim se si duhet udhëhequr me maturi, si duhet promovuar normalitet në jetën shoqërore, ekonomike dhe qytetare, duke praktikuar një qeverisje konsultative, gjithëpërfshirëse, transparente, që mbron vlerat demokratike, besimin në Zot dhe në fuqinë e familjes”, shkruan Hoti në Facebook.

Sipas tij, qeverisja e saj do të mbahet mend gjatë.

“Kosova është përjetë mirënjohëse.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme