Merkel poston foto me Thaçin në Instagram (Foto)

Sofje | 17 Maj 2018 | 17:36 | Nga

Kancelja gjermane, Angela Merkel ka bërë një postim të veçantë në profilin e saj në Instagram, për bisedën që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës, pas fotografisë së përbashkët të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në postimin, që është shoqëruar me fotografi, Merkel ka shkruar se pas fotografisë familjare, gjithmonë krijohet mundësia për shkëmbime të bisedave personale.

“Një gjë e tillë ndodhi në Sofje, ku u zhvillua një bisedë midis kancelares Merkel dhe Hashim Thaçit, president i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Merkel në profilin e saj në Instagram.

 

Të ngjashme