Merovci: Në vitin 2019 doja të kandidoja për deputet me listën e LDK-së, por më mashtruan

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Shefi i protokollit i ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, ka thënë se LDK’ja e mashtroi në vitin 2019, kur u mbajtën zgjedhje në Kosovë dhe Merovci nuk kandidoi, sipas tij, për shkak se ishte mashtruar.

Ai tha se qëllimi i tij për të hyrë në parlament ishte për të bërë ndryshime.

“Një prej arsyeve pse kam dashur të hyjë në parlament që me iu qasë ndryshimeve”, ka thënë Merovci.

“Vitin e kaluar 2019, unë isha i paraparë dhe hyra në struktura për herë të parë në LDK. Nuk hezitoj të them se më mashtruan dhe nuk më futën në listë për kandidat dhe kanë gabuar shumë”, është shprehur Merovci, në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” në T7.

Tutje, ai nuk hezitoi të thotë se po të garonte në zgjedhjet e 2019’tës, LDK’ja do t’i fitonte ato zgjedhje.  

“Sikur të më futshin më 2019, zgjedhjet kishte me i fitu LDK’ja”, shtoi Merovc

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme