Merret vendim për shpronësimin e disa pronave me rëndësi

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 08:48 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti Qeveritar i kryesuar nga Ramush Haradinaj ka shpronësuar për interes publik pronat e paluajtshme të cilat preken nga ndërtimin ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, pika kufitare Merdar.

Në mbledhjen e qeverisë gjithashtu u miratua edhe shpronësimi i pronave që preken nga zgjerimi i rrugës nacionale segmenti i hyrjes në qytetin e Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e  Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për shpronësimin e pronave të paluajtshme.

Të ngjashme