Mesiç: Nuk ka më ndryshim të kufijve

Prishtinë | 25 Shk 2017 | 08:55 | Nga

Askush nuk pret më që në këtë pjesë të Evropës sonë të ketë konflikte të armatosura, ajo është pothuajse e pamundur. Arkitektura e hapësirës sonë ka përfunduar dhe nuk ka më asnjë ndryshim të kufijve. Nëse nuk mund të arrihet marrëveshje për mënyrën e demarkacionit me Malin e Zi, kjo çështje do të duhej të shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç.

Duke folur rreth mundësisë së njohjes së Kosovës nga Serbia ish-presidenti kroat ka thënë se momentalisht është vështirë të pritet që në Serbi të mbizotërojë një linjë e cila do të ishte realiste dhe të pranojë realitetin e ekzistencës së Kosovës. Sidoqoftë, ai ka shtuar se momentalisht është shumë e rëndësishme që dialogu me Beogradin të vazhdojë. “Në këtë mënyrë do të uleshin tensionet dhe një ditë do të vijë edhe njohja”, ka thënë Mesiç.

Ish-presidenti kroat në anën tjetër ka “kritikuar” përfaqësuesit e Kosovës në Qeveri dhe në Presidencë duke thënë se ata duhet ta intensifikojnë më shumë fushatën për njohje në vendet jashtë Evropës. Krejt në fund, Mesiç ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se krimi është krim dhe gjykata duhet ta gjykojë në bazë të veprave të kryera dhe jo vetëm sipas kombësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme