Mesiq: Uroj që miku im, Haradinaj, të kthehet sa më parë në Kosovë

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 13:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku është pritur nga zyrtarët e kësaj partie.

Në këtë vizitë miqësore u interesua lidhur me gjendjen e Haradinajt si dhe statusin procedural të qëndrimit të tij në Francë, raporton Ekonomia Online.

“Së pari ju përshëndes dhe dua t’iu them se sot u njoftova për çështjet ekonomike, politike dhe gjithçka tjetër në Kosovë. Gjithashtu jam informuar për situatën në të cilën gjendet shoku dhe miku im i ngushtë Ramush Haradinaj, dhe uroj që miku im do të kthehet sa më shpejt në Kosovë”, ka thënë Mesiq.

Nënkryetari i AAAK-së, Adrian Gjini, ka falënderuar ish-presidentin kroat Stpe Mesiq për vizitën që i ka bërë AAK-së.

“E falënderojmë ish-presidentin Mesiq për mbështetjen që na e ka dhënë për kohën sa ka qenë president i Kroacisë. Presidenti Mesiq vazhdon të jetë miku i jonë”, ka thënë Gjini.

Nënkryetari i AAK-së, Gjini ka theksuar se presin që javën e ardhshme të lirohet kryetari Haradinaj, i cili po mbahet në Francë.

Image may contain: 3 people, people standing and suitImage may contain: 3 people, people sitting and indoorImage may contain: 1 personImage may contain: 2 people

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme