Meta: Demarkacioni duhet të ratifikohet, t’i jepet fund stagnimit në Kosovë

Tiranë | 20 Shk 2017 | 17:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit që kishte me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi duhet të bëhet, në mënyrë që t’i jepet fund stagnimit në Kosovë.

“E siguruam kryetarin Veseli për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në proceset eurointegruese dhe forcimin e shtetësisë, në procesin e anëtarësimit ne organizatat rajonale e ndërkombëtare. Mbështesim jetësimin pa ekuivoke të marrëveshjes së decentralizimit me Malin e Zi. Kjo është e domosdoshme për liberalizimin e vizave, por edhe procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO”, tha ai.

Meta ka përshëndetur pjekurinë e institucioneve të Kosovës karshi provokimeve të qëllimshme të Serbisë, duke iu referuar trenit, por edhe ndërtimit të murit në veri, raporton Ekonomia Online.

Edhe kryeparlamentari Veseli ftoi edhe njëherë opozitën që të gjendet kompromis për demarkacionin, duke theksuar se Kosova duhet të përmbushë obligimet ndërkombëtare.

“Do të vazhdojmë t’i përmbushim obligimet tona, përfshirë demarkacionin, por presim që edhe partnerët tanë në BE-së të përmbushin pritjet. Me kompromis e kemi krijuar shtetin, me kompromis duhet të vazhdojmë shtetndërtimin”, tha Veseli.

Më tutje, kreu i Kuvendit të Kosovës tha se Shqipëria dhe Kosova kanë perspektivë të qartë euroatlantike.

Ai tha se Shqipëria është përkrahëse e madhe e Kosovës në këtë proces dhe se janë të interesuar të marrin përvojat e mira në procesin që ka kaluar shteti shqiptar.

Të dytë kanë folur dhe rreth ndalimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze.

“Sigurisht që, nuk mund të rrinim pa shprehur keqardhjen tonë për ndalimin e papranueshëm të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë, që për fat të keq ilustron edhe mungesën e një vullneti nga lidershipi i Serbisë për normalizimin e plotë të këtyre marrëdhënieve dhe për të evituar çdo tensionim të tepërt dhe të panevojshëm”, tha Meta, me këtë rast.

Veseli më vonë do të takojë dhe kryebashiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kurse, të martën Veseli do të zhvillojë takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës, Erion Veliaj, dhe zyrtarë të tjerë partiakë.

Fotot: Ekonomia Online

Të ngjashme