Meta edhe në takim me Konjufcën i përmend zgjedhjet, e uron për Festën e Flamurit

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 09:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, raporton Ekonomia Online.

Presidenti Meta foli edhe për Festën e 28 nëntorit, ku tha se kanë një festë të madhe. Poashtu Meta tha se zgjedhjet në Kosovë ishin demokratike.

Gjatë takimit, ndër të tjera, u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kreu i Kuvendit falënderoi presidentin Meta për kontributin e madh të shtetit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe përkrahjen e vazhdueshme në proceset e saj të shtendërtimit.

Me këtë rast, kryetari Glauk Konjufca përsëriti qëndrimin se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë, reciprocitetit dhe përfshirjes së BE-së.

Për Republikën e Kosovës janë të papranueshme iniciativat e Serbisë, sikur i ashtuquajturi “Ballkani i Hapur”, që synojnë të anashkalojnë Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. E ardhmja e shtetit tonë dhe e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, theksoi kryetari i Kuvendit.

Presidenti Meta konfirmoi zotimin se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

Kryetari Konjufca dhe presidenti Meta ritheksuan nevojën e bashkëpunimit intensiv dhe bashkërendimit më të ngushtë të politikave zyrtare të Kosovës dhe Shqipërisë në të ardhmen. ​

Meta është takuar mëngjesin e së enjtes me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa do të takohet edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të Qeverisë, Albin Kurti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme