Meta falënderon Avramopoulos për liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar Komisionerin Evropian, Dimitris Avramopoulos.

“Ndamë vlerësimin se rezultatet konkrete në reformat kyçe do t’i mundësojnë Shqipërisë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm,” ka bërë të ditur Meta, shkruan EkonomiaOnline.

Për më tepër, ai ka falënderuar komisionerin Avramopoulos në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“E falënderova për raportin pozitiv të KE që rekomandoi liberalizimin e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës meritojnë ta gëzojnë sa më parë këtë të drejtë.”

Komisioneri Avramopoulos po qëndron në Shqipëri për të marrë pjesë në Forumin Ministror të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-Ballkani Perëndimor.

Kosova në këtë samit përfaqësohet nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme