Meta flet për takimet e kancelarit gjerman me Kurtin dhe Vuçiqin

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur rreth takimeve që ka zhvilluar kancelari gjerman, Olaf Scholz, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka përshëndetur përkushtimin e Kancelarit të Gjermanisë, duke thënë se me këtë rast rifillon një dinamikë e re në Procesin e Berlinit.

“Mbështetja e kësaj nisme gjithëpërfshirëse është në interesin më të mirë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të rajonit për më shumë rezultate konkrete, më shumë mbështetje financiare dhe më shumë vlera evropiane”, ka shkruar Meta.

Të ngjashme