Meta i habitur për ndalimin e Haradinajt

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 11:01 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta reagoi ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga policia franceze.

Meta është shprehur i befasuar nga lajmi për ndalimin e Haradinajt në bazë të një urdhri të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia, por beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.

Meta thekson se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton TCH.

Ai u bën thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme