Meta – Kurtit dhe ministrave të tij: Keni sjell një vendim kriminal

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Bardhyl Meta i LDK-së iu është drejtua kryeministrit Kurti dhe ministrave Besnik Bislimi dhe Xhelal Sveçla, duke u thënë se vendimi i tyre për të kufizuar orët kur qytetarët mund të lëvizin është katastrofal dhe kriminal.

Ai ka postuar disa fotografi nga qytetet të Kosovës ku shihen grumbuj njerëzish, duke pritur në rend për të marrë ndihmë sociale para se të hyjë në fuqi “ora policore”.

“E dini se tashme është konfirmuar shkencërisht, se një i infektuar me Koronavirus, mund të infektojë deri 150 persona tjerë, ju sillni vendime të pamenduara fare”, ka shkruar Meta në Facebook.

Reagimi i plotë:

Kryeministër Kurti,
Ministër i Financave, z. Besnik Bislimi,
U.D. i Ministrisë se Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla,

Keni sjell nje vendim katastrofal dhe kriminal, vendim te papërgjegjshëm dhe te pa menduar e analizuar fare, fare, fare!
– Ndërkohe që e dini se tashme është konfirmuar shkencërisht, se një i infektuar me Koronavirus, mund te infektoje deri 150 persona tjerë, Ju sjellni vendime te pamenduara fare…!
Mendjen t24/7 e keni tek kundërshtarët e sajuar nga paranoja, ndërkaq veprimet ndaj vendit – më zi se bomba e Hiroshimës!

– Pas kësaj qe shkaktuat nga padija e pa përvoja, mund te them thjeshte, Zoti na ruajt nga Koronavirusi sikurse edhe nga padija dhe papërvoja e Juaj! Zoti na ndihmoftë e ruajt nga “te gjithë dijshmit” që se dinë, sa pak dinë!
– Ju o vllazën, as s’po dini, as s’po pyesni e këshilloni askënd tjetër, dhe s’kishit asnjë gram kulture të punës ekipore – as me njerëz të radhëve tuaja, e aq me pak me të tjerë, të atyre përtej kartelit partiak., që po aq e duan e vendin, dhe posedojnë dije, mençuri e shkathtësi..!?

Foto: Gjakova, Klina dhe Mitrovica – 24. Mars 2020!

Image may contain: one or more people

Image may contain: one or more people and outdoor

Të ngjashme