Meta mbështet rezolutën e Ramës kundër raportit të Dick Marty

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vizitës së tij të fundit si president në Kosovë, presidenti Ilir Meta deklaroi mbështetjen për rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste kundër raportit të Dick Martyt, e cila u miratua me 125 vota ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta u shpreh me bindje të plotë se krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, do të mbrojnë me dinjitet luftën çlirimtare dhe do të shpallen të pafajshëm. Ndërkaq theksoi se mbështet çdo nismë që demonton fabrikimet e Dick Martyt,

“Ajo që dëshiroj të theksoj me rastin e një pyetjeje të tillë është se çdo akt që i shërben demontimit të akuzave të Dick Martyt, ne e dimë shumë mirë kush qëndron pas këtyre akuzave, gjithçka është shumë e rëndësishme dhe shumë pozitive. Dua të shpreh bindjen e palëkundur, siç e kam pasur dhe për liderët e UÇK-së të cilët kanë fituar lirinë, ashtu ish-presidenti Thaçi dhe të gjithë liderët e tjerë të arrestuar do të mbrojnë me dinjitet luftën e ushtrisë çlirimtare.

Uroj dhe besoj që shumë shpejt ata të kthehen në Kosovë. Ajo që dua të theksoj është se Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë çdo gjë me njëra tjetrën. Nuk është çështja vetëm te një proces, por ne duhet të koordinojmë çdo ditë që shtetësia e Kosovës të përforcohet akoma më shumë. Kemi shumë më tepër për të bërë në këtë aspekt se sa sot. Të paktën shpinën t’ia ruajmë njëri tjetrit në çdo sekondë”, tha Meta.

Të ngjashme