Meta për takimin me Haradinajn: Bashkimi i energjive pozitive ndihmon në proceset integruese

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, sot në Lezhë, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, Meta tha: “Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme