Meta përshëndet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 14:24 | Nga

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, e ka pritur në takim sot kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Meta e uroi zotin Haradinaj për krijimin e qeverisë si dhe për detyrën e re.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës së saj evropiane.

Meta dhe Haradinaj poashtu theksuan rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.

Presidenti i Shqipërisë përshëndeti gatishmërinë e Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme