MI nxjerr udhëzimin për trajnerë të autoshkollave

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 15:52 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ MI 11/2017, për fushën e patentë-shoferit.

Ky udhëzim administrativ ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e organizimit të dhënies së provimit kualifikues dhe profesional për trajner në fushën e patentë-shoferit, programin e trajnimit bazë si dhe mbajtjen e trajnimeve për trajner të certifikuar dhe çështje tjera lidhur me të.

Udhëzimi administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri, saktësohet në një njoftim të MI-së.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme