Miftaraj: Asnjë anëtar i kabinetit të ri qeveritar me aktakuzë për korrupsion

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se asnjëri prej anëtarëve të kabinetit qeveritar nuk ka aktakuzë të ngritur për korrupsion.

Kujtojmë se qeveria e re në krye me Albin Kurtin, ka qenë e zëshme se prioritet do ta ketë luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

“Qeveria Kurti sfidën e parë e kaloi me sukses, as edhe një anëtar i kabinetit qeveritar me aktakuzë për korrupsion. Well done! Sfida dy do jetë as edhe një zëvendës ministër i akuzuar për korrupsion. Mbetet të shihet! Sfida tre do jetë as edhe një këshilltar në qeveri dhe ministritë e linjës të mos jetë i akuzuar për korrupsion poashtu! Si duket shumë shpejtë një i akuzuar për korrupsion do caktohet këshilltar një ministri. Nuk guxon të ndodh! Qeverisje e mirë dhe me duar të pastra!”, shkruan Miftaraj në facebook, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se dje, ministrja e zgjedhur e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pranoi zyrtarisht detyrën e re nga Abelard Tahiri, u zotua se do të bashkëpunojë ngusht me Kuvendin e Kosovës, institucionet e drejtësisë, shoqërinë civile dhe mediat, ndërkohë theksoi se sistemi i drejtësisë ‘çlirohet atëherë kur të adresohet vetingu’.

Ajo ka thënë se vetigun do ta bëjnë në bashkëpunim të plotë me Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si dhe me Ambasadën Amerikane, Gjermane dhe atë Britanike.

Të ngjashme