Miftaraj për deklaratën e Rakiqit: Në çdo shtet normal, më e pakta do të ishte shkarkimi dhe ndjekja penale e tij

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Tutje, njohësi i çështjeve të drejtësisë komentoi edhe deklaratën e djeshme të përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell, i cili aksionin në veri të vendit e ka quajtur “të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.

Miftaraj theksoi se ajo që Borrelli tha dje, e sqaron arsyen se pse kryeministri Albin Kurti nuk po merr një vendim për shkarkimin e Rakiqit.

“Fatkeqësisht, BE përmes z. Borrell, dje dërgoj mesazhin se në çështjet kontestuese mes Kosovës dhe Serbisë, ky mekanizëm sakrifikon edhe vlerat bazë të vet ekzistencës së Bashkimit Evropian, si të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha Miftaraj.

LDK e AAK kërkojnë që Kurti ta shkarkojë Ministrin serb

Deklarata e Rakiqit për “Natën e Kristaltë” ka ngjallur reagime të shumta.

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, deklaroi se gjatë mandatit të tij si kryeministër kishte shkarkuar dy ministra të qeverisë, të komunitetit serb. Njërin për shkak të deklaratave të tij për nënat gjakovare dhe tjetrin për shkak të qëndrimeve të kundërta dhe të dëmshme kundrejt politikave të qeverisë, ku ai bënte pjesë.

“Nuk i kam shkarkuar për shkaqe të mospunës apo se ishin serb”, shtoi ish-kreu i LDK-së.

E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar shkarkimin e Ministrit Rakiq duke e quajtur obligim kombëtar.

“Deri kur duhet të vazhdojmë t’i paguajmë me taksat e qytetarëve tanë ata që çdo dit punojnë kundër shtetit tonë që e arritëm me sakrifica ndër breza. Shkarkimi i z. Rakiç është obligim kombëtar”, kishte shkruar ai në Facebook.

Reagim pati edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili e ka quajtur të papranueshëm një krahasim të tillë.

“Stop! Krahasimi i aksionit të sotëm policor me ‘Natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt narracionit të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. Mbroni faktet”, kishte shkruar ambasadori gjerman në Twitter, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Twittin e tij e shpërndanë në profilin e tyre edhe ambasada e SHBA-vë në Prishtinë.

“Nata e Kristaltë”

Më 9 nëntor 1938, nazistët gjermanë filluan terronin ndaj herbrenjve, atë që njihet si “Nata e kristaltë”.

Më 7 Nëntor 1938, një djalosh i ri hebre qëlloi për vdekje diplomatin gjerman Ernst von Rath në Ambasadën Gjermane në Paris. Akti erdhi si pasojë e revoltimit të të riut si pasojë e torturave që kishte filluar të shfaqte regjimi nazizt ndaj popullatës hebre. Familja e të riut ishte dëbuar dhunshëm për në Poloni me urdhër të autoriteteve naziste. Ngjarja bëri bujë në shtypin ndërkombëtar dhe bota që nga ajo natë ishte në panik. Dyqanet filluan të mbuloheshin me grafite antisemite. Ministri gjerman Joseph Goebbles urdhëroi që lajmi për vrasjen e Rathit të ishte në të gjitha gazetat ditore gjermane.

Ishte nata e 9 Nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrejve në Gjermani dhe Austri, duke përdorur si pretekst pikërisht këtë ngjarje. Atë natë u dogjën më shumë se dyqind sinagoga, u përdhosën varrezat e hebrejve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre. Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si “Nata e Kristaltë” (Kristallnacht).

Të ngjashme