Miftaraj: Pjesëmarrja në seancën për zgjedhjen e presidentit nuk është tradhti ndaj partisë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD) Ehat Miftaraj, vlerëson se pjesëmarrja në procesin e zgjedhjes së Presidentit është detyrë.

Sipas tij nuk është as tradhëti ndaj partisë e as nënshtrim.

Postimi i tij i plotë:

Pjesemarrja aktive ne procesin e zgjedhjes se Presidentit eshte detyre, obligim kushtetues!

Nuk eshte as tradheti ndaj partise, as kompromis, as nenshtrim, e me se paku poshterim.

Normal, vota per President mundet me qene me kusht, si per shembull nese nje deputet kerkon nga qeveria aktuale qe do te votoj per Presidentin nese premton dhe vepron se ne Kuvend dhe qeveri nuk do te kete deputet apo ministra me aktakuza per korrupsion.

Baza e nje shteti demokratik eshte zbatimi i vlerave dhe standardeve qe promovojne sundimin e ligjit dhe qeverisjes se mire.

Te gjithe do te dilnin te fituar, e me se shumti shteti ligjor ne Kosove dhe funksionaliteti i institucioneve kushtetuese.

Të ngjashme