Miftaraj thotë se në vitin 2022 mund të arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka reaguar pas nominimit të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nominimi i Hovenier si ambasador i ri na tregon se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë.

Ai thotë se marrëveshja mund të ndodh në pranverën ose vjeshtën e vitit 2022.

“Me emerimin e Ambasadorit te ri amerikan ne fund te ketij viti, BIDEN po na tregon se marreveshja finale do te ndodh. Pranvera ose Vjeshta e 2022 lehtesisht mund te kurorezohet me marreveshje. Fillim viti 2023 lehtesisht mund ta gjeje Kosoven anetare te OKB”, shkroi Miftaraj.

Kujtojmë se dje, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, e cili do të jetë Jeff Hovenier.

Kjo është konfirmuar nga një komunikatë nga Shtëpia e Bardhë në Uashington.

Nominimin e ambasadorit të ri e ka uruar edhe ambasadori aktual i SHBA’së në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Të ngjashme