Mihajloviq: Deklaratën e pakujdesshme të Bërnabiqit, Kosova po e përdor për arsyetim të dhunës në veri

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë Zorna Milhajloviq deklaratën e shefes së vet, kryeministres Ana Bërnabiq “se shqiptarët e Kosovës kanë zbritur nga mali”, e ka quajtur deklaratë të pakujdesshme dhe ajo, sipas saj, po përdoret për qëllime politike në Kosovës, transmeton Koha.net.

“Mendoj se të gjithë kanë të qarët se zyrtarët e Kosovës po e shfrytëzojnë një deklaratë të pakujdesshme të kryetares së Qeverisë në mënyrë që para opinionit ë vendor e ndërkombëtar ta arsyetojnë jo vetëm arrestimin e që ndodhi para disa ditësh, por edhe rrahjen brutale e serbëve si dhe arrestimin e shtetasit rus”, citon rts të ketë thënë Mihajloviq.

Mihajloviq ka theksuar se ajo që po përpiqen ta bëjnë nuk mund dhe nuk do të kalojë, sepse, tha, e gjitha që ka ndodhur gjatë ditëve të kaluar flet edhe më shumë në dobi të asaj se kompromisi dhe marrëveshja janë të domosdoshme, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët.

“Alternativa nëse nuk arrihet marrëveshja e kompromisi janë zënkat e konfliktet”, ka thënë ajo.

“Kjo nuk është më çështje vetëm e Serbisë e Kosovës, por çështje e stabilitet për gjithë Evropën Juglindore”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme