Mikullovci: Haradinaj do ta formojë Qeverinë

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 00:06 | Nga

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Adem Mikullovci ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA pritet ta formojë qeverinë, por Mikullovci ka deklaruar se kjo qeveri do të jetë e dobët.

“Do kisha dashur të bëjmë koalicion me LDK-në, ma shumë e du LDK-në, sesa me disa parti të vogla me nga dy apo tre deputetë. Por siç duket nuk do të formohet ky koalicion”, ka thënë Mikullovci në televizionin Rrokum TV.

Por, Mikullovci ka thënë se Haradinaj do ta formojë qeverinë.

“Sipas të gjitha gjasave, zotëriu Ramush Haradinaj do ta formojë qeverinë. Por, çfarë qeveri do të jetë ajo. Është një qeveri haj medet. Aty do të jenë 10 apo 11 parti, aty janë shumë hisedarë”, ka thënë Mikullovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme