Mikullovci kritikon Haradinajn për ndërrim të qëndrimit për demarkacionin, lexon vargje të Nolit

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 15:23 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Adem Mikullovci, deputet i VV-së ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj për ndërrim të qendrimit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

Madje Mikullovci i ka lexuar Haradinajt disa vargje të shkrimtarit Fan Noli, e përdori fjalë të filozofit grek Seneka. Mikullovci këto deklarime i bëri gjatë interpelancë së Haradinajt në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

“Para 90 viteve Ramush, Noli i shkrujti do vargje që thuhet i ka shkruar për ty, ‘vendi dridhej ai mbeti se nuk trembej nga tërmeti, thonë ushtria thonë u vra po t’i nuk vdiqe or baba’, shumë herë prita me ra Qeveria jote Ramush po nuk ra, deputetë serbë thanë se po tërhiqem nga koalicioni PAN, thash ra Ramushi po t’i nuk re. Ministrat e tu kanë bë mas shpinde i dëbuan 6 shtetas turq dhe na morën fytyrën para krejt Evropës, dhe thash ra Ramushi po t’i Ramush nuk re”.

“Kur filozofi i vjetër grek Seneka bëri vetëvrasje i la letër lamtumirës Neronit ku i shkroi ‘im zot ta fali që e vrave nënën tënde, ta fali që e dogje Romën, por nuk ta fali që më detyrove t’i lëvdoje poezitë e tua”.

“O Ramush ta fali që e t’hollove buxhetin e Kosovës, që e emërove një batalion zv.ministra e këshilltarë, po nuk ta fali kurrë që e ndërrove qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi, sa ishe opozitë i gjuajte hartat dhe bërtite ‘ky kufi nuk bën të votohet’, por sa u bone kryeministër i ktheve ato harta, VV nuk e votoi por e ruajti fytyrën e vet, Kosova humbi 8000 hektarë,

“Thuaj atyre 8 deputetëve që të bënë kryeministër ja kur keni votën po jep dorëheqje Ramush është për të mirën e Kosovës dhe për të mirën tënde”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar duke thënë se marrëveshja e miratuar në Kuvend mundëson korrigjimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“I dashur Adem, para do dite kemi pas 3 aksione që i qon një Qeveri një tjetrës që e informon për marrëveshjen për kufi, opsioni i parë se jemi të gatshëm për korrigjim i ka shkuar Malit të Zi”.

Pas diskutimit që nga ora 11 Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orë 16.

Të ngjashme