Mikullovci-Sherifit: Ki kujdes, kur diskuton mos ma përmend emrin

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 17:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetit Adem Mikullovci nuk i pëlqeu gjuha e projekt-kodit penal të Kosovës. Sipas tij, “nuk po i vjen era shqip”.

“E lexova materialin u mundova të nxjerr diçka, po nuk më pëlqeu fort se nuk po i vjen era shqip këtij projekt-kodi. Mendoj që është dashtë të mbështeten ata ekspertë e juaj, zoti Abelard, edhe me kanun edhe me traditën e pleqnarëve. Pleqnia jonë ka zgjedhë konfliktet që nuk kanë ditë as juristët me i zgjedhë”.

“Besova që Kamishi i mori titujt e portaleve, kur dul baca Adem e mujti Kamishin për tituj”, tha Bilall Sherifi, nga Nisma.

Adem Mikullovci, i përgjigjet deputetit të Nismës duke i kërkuar të ketë kujdes gjatë diskutimeve, raporton Ekonomia Online.

“Të lutna zoti Bilall, ki kujdes kur diskuton mos ma përmend emrin. Mos më shti në bela me hallk, nuk e pata njet kërkon me mujtë e po del po ma nxjerrë pyetjen po më bën kahre. Përndryshe, zoti ministër derisa mbështeteni në ligje ndërkombëtare, kurrë ligj të hajrit për Kosovën nuk keni me ba”.

Bilall Sherifi, i kërkoi falje deputetit Mikullovci, raporton EO.

“Po i kërkoj falje bacit Adem nuk ishte qëllimi me të shti në konfilkt me Kamishin, kërkoj falje”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme