Milaim Zeka hap fushatën duke kritikuar ashpër oponentët politikë

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore duke kritikuar oponentët politikë.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se klasa aktuale politike, tash e dy dekada e ka vjedhur popullin e Kosovës, duke e sjellë në gjendje të rëndë sociale.

“Kjo klasë politike që 20 vjet e shiti tërë pasurinë e këtij vendi. Kjo klasë politike e ka sjellë qytetarin e Kosovës përpara dilemës a ta vrasë veten apo të iki nga Kosova, kjo klasë ka bërë që një numër i ushtarëve të UÇK-së të vrasin veten pas luftës”.

“Kjo klasë e ka poshtëruar Adem Demaçin, e shumë njerëz të tjerë duke sjellë ministra e zëvendës ministra, njerëz që kanë qenë pjesë e shërbimit sekret. Këta njerëz të tipit të Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit e Ramush Haradinajt që e dinë me emër e më mbiemër se kush e ka spiunuar Kosovën edhe para luftës, janë bërë bashkë me këtë kor të fëlliqur për ta fëlliqur Kosovën”.

“Këta nuk kanë turp, këtyre nuk iu vjen marre. Janë këta politikanë që për një vit kanë shpenzuar 12 milionë euro dreka darka, udhëtime zyrtare dhe prostituta, sepse këta e kanë kthyer Kosovën në vend të prostitucionit”.

Të ngjashme