“Jakup Krasniqi po e nxit Ramush Haradinajn në konflikt me ShBA-në”

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka hedhur akuza ndaj bashkëpartiakut të tij, Jakup Krasniqi, duke thënë se po e nxit kryeministrin Ramush Haradinaj në konflikt me ShBA-në.

Në një reagim të tij në facebook, deputeti Zeka madje ka thënë se në një formë të tillë konflikti dikur ishte shkarkuar nga të gjitha detyrat e tij nga LDK për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte pasur me diplomatin amerikan Frank Wisner.

”Pse po e nxitë Jakupi kryeministrin?

Pyeteni akademik Nexhat Dacin per konflikt me amerikanet Jakup Krasniqi i Nismes, permes nje shkrimi, ka deklaruar se me rrezimin e qeverise, “fiton Ramushi”! E para nuk eshte aspak e vertete, e dyta, edhe po te ishte e vertete, kjo fitore nuk do te kishte aspak vlere. Ashte e vertete qe sot ambasadori amerikan, bunduzheri Kosnet, sot, perpos qe ua ka perplasur deren lidereve politik te Kosoves, ne dalje ua ka dhene nje porosi: ”O me ne, o kunder nesh”!!! Po t ua kujtoj ngjarjen e 1 mars 2006. Akademik Nexhat Daci ishte ferkuar me diplomatin amerikan, Frank Wisner. Daci ndodhej ne vilen e tije ne Brezovice. Kryesia e LDK se e kishte shkarkuar nga te gjitha postet drejtuese, pa e pyetur fare. Lajmin per shkarkim nuk po e besonte as vet Daci, por me vone e kuptoi qe ishte i vertete. Ata qe po e nxisin Kryeministrin Haradinaj ne konflikt me shtetin amerikan, e para nuk ja dojne te miren e Kosoves, e dyta e duan fundin politik te nje njeriu qe i duhet shume Kosoves ne keto momente dramatike…!!!”, shkruan Zeka në facebook.

Të ngjashme