Milazim Krasniqi paralajmëron për dy skenarë të mundshëm në veri

Prishtinë | 30 Kor 2022 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakviq, ka lëshuar një deklaratë e cila ka ngjallur reagime të mëdha.

Ai u shpreh se shqiptarët në Kosovë po përgatisin “ferrin”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe profesori Milazim Krasniqi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka paralajmëruar dy skenarë të mundshëm që mund të vijnë nga këto deklarata.

E para sipas tij, Serbia dëshirom konflikt në Kosovë dhe e dyta kanë marrë ndonjë urdhër nga Putini që ta rindezin konfliktin në Kosovë.

Profesori kërkon nga qeveria e vendit që të mos futet në këtë skemë të naivitetit.

Postimi i plotë:

Nga deklaratat e krerëve të Serbisë, Vuçiqit, Selakoviqit dhe Petkoviqit, mund të nxirren dy hipoteza: e para, ata po duan incidente e konflikte në Kosovë, që ta arsyetojnë formimin e një qeverie me eksponentë fashistë dhe rusofilë.

E dyta, mund të kenë marrë ndonjë urdhër nga Putini, që ta rindezin konfliktin në Kosovë. Krerët serbë i kanë planet e veta të errëta, si gjithmonë.

Problemi ynë është që qeveria Kurti të mos u futet në skemë nga naiviteti, të cilin kjo qeveri e ka me tepricë. Reduktimi i kontestit kombëtar e gjeopolitik ndërmjet nesh e Serbisë, në problemin e tabelave dhe të letërnjoftimeve, vetvetiu është naivitet.

Të ngjashme