Militantët e LVV-së organizojnë fushatë linçuese kundër LDK-së

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një mesazh në të cilin dërguesi po kërkon që të përkrahet Albin Kurti, ndërsa të fyhet Lidhja Demokrastike e Kosovës

“Përkrahne Albinin, hini në faqe like&share. Fyni e shani LDK-në kishe jem votus tuaj po tash dolëm në VV. Ma shumë se kurr kem nevojë mu aktivizu ne cdo profil qe mundeni”, shkruan në mesazhin të cilin militantët e VV’së duket se po e dërgojnë tek qytetarët.

E pikërisht për këtë mesazh, ka reaguar Rugova, i cili ka shkruar në Facebook se kështu po veprojnë brigadat e kuqe kundër LDK-së.

“Ja se si veprojnë brigadat e kuqe kundër LDK-së! LDK ju ka qëndru shumë sfidave, kjo me këta majtistët e vegjël është cirkus për neve! Jemi në shekullin 21, çlirohuni njerëz!”, ka shkruar Rugova.

Ndërkohë, në seancën e së mërkurës ku u votua mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë Klurti, disa nga deputetët e LDK-së kanë treguar se në telefonët e tyre po arrijnë mesazhe me tekstin “Mos ma vjedh votën”.

Ishte Arban Abrashi, deputeti i LDK-së, ai i cili në foltoren e Kuvendit e përmendi se po i arrijnë mesazhe të tilla, duke kërkuar nga VV’ja që ti ndalojë këto praktika.

Të ngjashme