Mimoza Kusari i përgjigjet Armend Zemajt pasi ia përmendi aktakuzën

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari ka vazhduar polemikat me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kusari ka reaguar përmes Facebook-ut duke thënë se Zemaj nuk merr erë as nga profesioni i tij prej juristi, pasi një ditë më parë kishte thënë se ai nuk është i duhur për të drejtuar ministrinë e shëndetësisë.

“ Në reagimin e tij, juristi paska shpërfaq që jo vetëm nuk është i duhuri për Ministri të Shëndetësisë, por nuk merr erë as nga puna e juristit. Ai paska vendos ta bëjë edhe Gjykatësin në rastin e procesit gjyqësor. Sipas z. Zemaj, ngritja e aktakuzës qenka aktgjykim final”, ka shkruar Kusari.

Deputetja e VV’së ka thënë se është e pafajshme dhe një person është I pafajshëm deri sa me aktgjykim vërtetohet e kundërta.

“Jo vetëm që unë jam e pafajshme, por edhe prezumimi i pafajësisë nënkupton se çdo person i dyshuar ose që akuzohet për një vepër konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës. Sikurse që mëdyshjet lidhur me një vepër nuk kanë asnjë peshë juridike për sa kohë nuk janë vërtetuar me aktgjykim përfundimtar dhe pas një procesi të drejtë gjyqësor”, ka thënë ajo

Të ngjashme