Mimoza Kusari-Lila tregon favoritët për deputetë nga të gjitha partitë politike

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar mbrëmë në “Pressing”, favoritët për deputet nga të gjitha subjektet politike në vend.

Nga 110 kandidatët për deputet nga Liudhja Demokratike e Kosovës, Kusari-Lila përzgjodhi vetëm tre emra, atë të Besian Mustafës, Hykmete Bajramit dhe Vlora Dumoshit.

Në ndërkohë kandidatët e preferuar për deputet nga Partias Demokratike e Kosovës janë: Bedri Hamza, Ganimete Musliu, Valdete Idrizi dhe Ariana Musliu-Shoshin.

Ndërsa nga AAK’ja ajo zgjodhi emrin e Ahmeti Isufit dhe Fatmir Gashit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme