Mimoza Shahini propozohet kandidate për deputete e LDK-së

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Shtime ka propozuar Mimoza Shahinin si kandidate për deputete për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Duke vlerësuar lart profesionalizmin, punën dhe autoritetin e Profesoreshë Mimoza Shahini strukturat e LDK-së dega në Shtime unanimisht i kanë dhënë mbështetje të plot kandidaturës së sajë”, thuhet në postimin e bashkëshortit të znj.Shahini, Muharrem Shahini.

Mimoza Shahini është doktor i mjekësisë e edukuar në Tiranë-Prishtinë-Vjenë dhe Angli, punon në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Ajo është profesoreshë në Kolegjin AAB, Universitetin Europian të Tiranës është bashkëpunëtore dhe këshilltare e shumë organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe anëtare e disa bordeve editoriale të revistave ndërkombëtare.

Shahini po ashtu është themeluese e Psikiatrisë së Fëmijëve në Kosovë si dhe një nga themeluesit e departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme