Mini-shengeni ballkanik ide e kamotshme, Kosova po gabon që s’po e përkrahë

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër diskutuan iniciativat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve e mallrave.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave, me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal. Ndërkaq, institucionet kosovare kanë zgjedhur heshtjen sa i përket kësaj teme.

Por një ide e tillë, po kundërshtohet nga profesori i Sociologjisë, njëherësh njohës i çështjeve politike, Fadil Maloku. Thotë se një ide e tillë ekzistonte edhe në kohën e ish-Jugosllavisë.

“Pra përvojat e hidhura lidhur me një tip të tillë të mini-shengenit çfarë ishte në të kaluarën, na përkujton kohërat më të hidhura të Kosovës, ku ishte më e pazhvilluar sesa Kroacia dhe Sllovenia. Duke marrë parasysh edhe këtë periudhën e pasluftës, mendoj që hendeku mes Serbisë dhe Kosovës edhe më tutje është thellore, dhe si i tillë nuk shoh në aspektin ekonomik ndonjë lëvërdi ekonomike as gjeostrategjike, përshkak se Kosova në futjen e saj në këtë mini-shengen, në fakt do të ishte një ‘zorrë qorre’ shikuar nga këndvështrimi gjeostrategjik. Kosova humb në aspektin ekonomik, atë gjeostrategjik dhe politik”, ka thënë Maloku.

Maloku kërkon që, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të shpallet “non-grata” në Kosovë.

“Unë mendoj se atë duhet ta injorojmë dhe mendoj se atë duhet ta shpallin institucionet person non grata”, ka thënë Maloku për EO.

Por ndryshe po mendon njohësi i rrethanave gjeopolitike, Fidan Mustafa, ku thotë se vetë CEFTA është një mini-shengen.

“Fillimisht duhet të ketë parasysh që mini-shengenin, thuajse ekziston edhe vetë CEFTA, ka luajtur këtë rol të mini-shengenit, me tregtinë e lirë mes vendeve të rajonit. Dhe nëse shihet prej prizmit të bashkëpunimeve ndërfqinjësore, shkëmbimet të mallrave dhe aktulisht mini-shengenit që e ka si synim lëvizjen e lirë të njerëzve, të fuqisë punëtore dhe ekonomive të ndryshme, mendoj se edhe Kosovës por edhe shqiptarëve në përgjithësi do t’i konvenonte një ide e tillë. Nuk ka asnjë pengesë që mos të mbështetët një ide e tillë dhe konsideroj që mospjesëmarrja e Kosovës në këtë tryezë është një vendim jo i duhur dhe jo i menduar mirë”, ka thënë Mustafa.

Me pjesëmarrjen e Kosovës në këtë tryezë, për Mustafën edhe njohje defacto e Kosovës nga Serbia.

“Kosova duhet të marrë pjesë si shtet i barabartë me gjithë shtetet e rajonit dhe në të ardhmen një nismë e tillë duhet të konkretizohen edhe marrëveshjet dhe pranohet si palë e barabartë dhe defacto kjo është edhe njohja nga Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe së dyti, kjo nismë duhet të shihet në aspektin e integrimeve rajonale, si kolektiv i shteteve ballkanike drejtë integrimeve evropiane”, ka thënë ai.

Kosova ndërkaq ka refuzuar pjesëmarrjen. Presidenti Hashim Thaçi tha dje se nuk merr pjesë në këtë takim për shkak se, mes tjerash, aty janë dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke iu referuar Bosnjës e Serbisë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme