Ministrat e Nismës bojkotojnë raportimin e Thaçit për dialogun në Qeveri

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 12:26 | Nga Valbona Bytyqi

Presidenti Hashim Thaçi para kabinetit qeveritar, teksa ka raportuar për takimin e së dielës në Bruksel, tha se Kosova nuk do të bëjë kompromise të reja me Serbinë.

Mirëpo ministrat e partisë Nisma Socialdemokrate kanë bojkotuar sot raportimin e Thaçit rreth ecurisë së dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Në ndërkohë gjatë këtij raportimi, kreu i shtetit ka ftuar të gjitha partitë politike që të bashkohen rreth çështjes së dialogut.

“Ejani dhe bëhuni pjesë e delegacionit të Kosovës dhe jepni dijen dhe patriotizmin tuaj në tryezë bisedimesh. Kjo do të ishte veprimi i duhur, veprim më racional dhe i guximshëm të cilin e presin qytetarët e Kosovës”, ka theksuar ai.

Presidenti Thaçi njëherit ka bërë me dije se do të raportojë në ekzekutiv sa herë që i bëhet një ftesë e tillë.

Të ngjashme