Ministrat Lluka e Ismaili shpalosin përvojat personale, inkurajojnë të rinjtë të merren me politikë

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 12:09 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të rinjtë duhet të punojnë që të kenë më shumë hapësirë në sferën politike. Ky ishte mesazhi që përfaqësues nga pozita të ndryshme në politikë përçuan tek të rinjtë në diskutimin e organizuar nga Grupi për Ballkanin.

Valdrin Lluka, nga AKR, njëherë edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka treguar para të pranishmëve pse ka vendosur të jetë pjesë e politikës, raporton Ekonomia Online.

“Duhet të jetë dikush që të frymëzon  e dyta ka qenë besimi politik se çfarë fryme dëshiron dhe normalisht ka qenë vizioni për zhvillimin e shtetit dhe këto kanë qenë për mua pse dhe ai jam futur në politikë.

Ai foli edhe për përfshirjen e grave dhe të rinjve në institucionet e pozita vendimmarrëse. Lluka shtoi se në kabinetin e tij ndihmën më të madhe e merr nga të rinjtë.

“Unë sot jam ithtarët më të mëdhenj në fuqizimin e gruas është jashtëzakonisht me rëndësi për të ardhmen e vendit. Tash ndërmarrjet publike jemi duke e modifikuar ligjin që në bordet me pas një kuot gjinore”.

“…dëshmuar që rinia është shumë më e organizuar se vet partia. Tek unë në kabinet shumë lirshëm mund të them se ndihmën më të madhe e madh nga këshilltarët që nga mosha janë të rinj “.

Edhe kolegu i tij nga Qeveria, Uran Ismaili, nga PDK njëherë edhe ministër i Shëndetësisë ka kërkuar nga të rinjtë të bëhen pjesë e politikës.

“Ju nuk jeni më të rinj jeni në kohën që mundeni me marr përgjegjësi. Unë nuk e kam pa vetën si të ri dhe ju kisha inkurajuar që mos me pa veten si të ri është koha për me kontribuar në politikë”.

Ambasadorë i Kanadasë në Kosovë, Daniel  Maksymiuk kërkoi nga të rinjtë që të mos jenë armiq, por të jenë miq rival, raporton Ekonomia Online.

Ai këshilloi të rinjtë pjesëmarrës që të punojnë për të fuqizuar Kosovën e jo për të shfuqizuar rivalët.

“Përparësia e Kosovës është se ka aq shumë të rinj energjetik dhe jam i inkurajuar me interesin e të rinjve. Ju jeni gjenerata e parë që jetoni me një kohë që barazia e grave dhe burrave është normë. Disa nga ju as nuk e mbani mend konfliktit që ka ndodhur këtu. Këshilla ime është se ju jeni oponent rivalë, por jo kundërshtar ju duhet të bëni qmos që të kundërshtoni njëri tjetrin në nivel zgjedhur por jeni miq”.

Valdete Bajrami, Nisma Social Demokrate teksa tregoi për rrugëtimin e saj në politikë kërkoi nga të rinjtë që të punojnë më shumë në mënyrë që të krijojnë më shumë hapësirë për të përfaqësuar të tjerët.

“Unë nuk jam e kënaqur me përfaqshmin qoftë të rinisë qoftë të gruas. Kërkoj nga ju që të jeni më këmbëngulës kudo që jeni, jo për vetën e juaj por për ata që i përfaqësoni nëpër organizatat ku ju jeni”.

Gent Begolli, nga AAK kërkoi nga të rinjtë që të mos e ndalin rrugëtimin e tyre drejt ndryshimit të proceseve.

“Pa marrë parasysh që shohim fytyra të tjera që na përfaqësojnë  të rinjtë janë ata që e bëjnë më shumë punën. Sot të rinjtë janë pjesë e vendimmarrjes do me thënë të rinjtë nuk janë spektatorë nëpër procese. Të rinjtë në Kosovë kanë qenë bartës të të gjitha proceseve dhe unë besoj që rrugëtimi i të rinjve është se nuk duhet të ndalet asnjëherë”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme