Ministrat në mbledhjen e Qeverisë përplasen për pagën minimale

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Qeverisë ministrat kanë debatuar gjatë lidhur me pagën minimale.

Kjo ishte kërkesë e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica.

Propozimi u kundërshtua nga ministra tjerë sepse sipas tyre kjo nuk është çështje që mund të merret menjëherë, por duhet analizuar me vite se si ndikon në buxhet, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se asnjë vendim që ka implikime buxhetore nuk mund të merret pa qenë e planifikuar.

Sipas tij, MPMS duhet që të krijojë kushte për zbatimin e ligjeve në fuqi.

“Ministria e Financave nuk është kundër pagës minimale, deri sa ky vendim nuk pengon ndikim financiar në buxhet mundet mu merr si vendim, në momentin kur prodhon ndikim financiar asnjë vendim nuk mundet mu marr nëse kostoja e atij vendim nuk është e buxhetuar para se me marr vendim për pagë”.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale duhet me krijuar kushte për zbatimin e ligjeve tjera që nuk i ka bërë për këtë edhe paga minimale deri sot nuk ka mund të trajtohet, nuk është çështje e nevojës, është çështje ligjore dhe vendimet munden me qenë në kundërshtim me ligjin, në momentin kur kjo nuk lidhet me ligje tjera atëherë ka mundësi mu u ulë me fol për pagën minimale”, tha Hamza.

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, tha se për rritjen e pagës minimale duhet një analizë e plotë pesë vjeçare. Sipas tij, paga minimale nuk mund të rritet çdo vit 50 deri në 70%.

“Paga minimale nuk besoj se mund të ngritet çdo vit, neve na duhet një analizë e plotë në raport 5 vjeçar, për pagë minimale dhe mënyra si ndërtohet dhe si bëhet nuk duhet të jetë një propozim i rastit, por diçka e menduar mirë, në këtë drejtim qëndrimi ynë është se ne nuk do votojmë asgjë pa vijë të plotë. Ju si ministra mund të sjellin çfarëdo propozimi, por që ka analizë të plotë, nuk mund ta rregullojmë sektorin privat dhe të ketë efekt në sektorin publik”, tha Hoxha

“Ne nuk mundemi me rrit pagën minimale çdo vit ka 50-70%, nuk mundemi me mbyll një çështje që vendet e zhvilluara për një temë të tillë i marrin 10 vite”, shtoi Hoxha.

Kurse bashkëpartiaku i Hoxhajt, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, tha se përveç analizës së financiare duhet të bëhet edhe analizë e ekonomisë së tregut.

“Ne përveç analizave financiare duhet të bëjmë edhe analizë të ekonomisë, në Kosovë kur flasim për ekonominë e tregut nënkupton që sektori privat krijon vetveten, sektori privat është punëdhënësi më i madh në Kosovë, kontribuon plotësisht në plotësimin e buxhetit dhe gjithë aktivitetet e Qeverisë”.

“…360 mijë që paguajnë në trust kontribute dhe vetëm 30 mijë prej tyre punojnë në sektorin publik, mos të marrim vendime frenuese sepse janë vendime afatshkurtër”.

Reçica cili theksoi se ekziston një trup qeveritare  që bashkë me bizneset është pajtuar se duhet të ketë rritje të pagës minimale.

Reçica tha se ndryshimi pagës nuk afekton asnjë skemë sociale që menaxhohet nga MMPS-ja.

“Këshilli Ekomomik Social është mekanizëm për dialogun social mes tri palëve dhe ky këshill në bazë të Ligjit të Punës Qeveria e Kosovës obligohet çdo vit me përcaktuar pagën në bazë të këtij këshilli, dhe ky këshill ka 5 anëtarë të Qeverisë”.

“…nuk është marr vendimi në një takim është debatuar, është mekanizëm që ka bazë ligjore, pasi kemi marr rekomandimet nga ky Këshill ne kemi marr vendim për hapat e mëtutjeshëm kemi ardhur te vendimi me vota unanime të 5 anëtarëve pro e kemi miratuar rekomandimin që ka qenë i studiuar”, tha ai.

“Ndryshimi pagës nuk afekton asnjë skemë sociale që menaxhohet nga MMPS-ja, unë kam zyre ligjore që më ka dhënë një opinion, ata thonë që nuk ka implikime ligjore”, tha Reçica.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se në një mbledhje tjetër do të diskutohet për këtë çështje dhe më pas ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës.

Të ngjashme