Ministrat serbë të bindur: S’ka anëtarësim për Kosovën në INTERPOL

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova as këtë vit nuk do të mund të anëtarësohet në INTERPOL.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova as këtë vit nuk do të arrijë që të anëtarësohet në INTERPOL.

Sipas tij, vendimi i Komitetit Ekzekutiv, i cili ia lejoi Kosovës që të dorëzojë dosjen e Policisë për votim në Asamblenë e Përgjithshme është thjeshtë vetëm një çështje teknike.

Në një prononcim për “Kurir.rs”, Daçiq ka thënë se çështja e mocionit është vetëm çështje teknike mirëpo, sipas tij, as këtë vit Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në INTERPOL, transmeton lajmi.net.

“Në thelb është e njëjta gjë dhe nuk do të kalojë përsëri, do të humbasë përsëri”, ka thënë Daçiq.

Më 26 qershor të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it me seli në Lion të Francës ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme.

Edhe ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq tha dje se Serbia do të vazhdojë një luftë të vendosur diplomatike për të parandaluar Kosovën të bëhet pjesë e Interpolit.

Ndryshe, sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it do të mbahet këtë vit në Kili, shtet ky që nuk e njeh Kosovën. 

Të ngjashme