Ministrat zotohen për angazhim në përmirësimin e kushteve për fëmijët

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 11:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ministrat Shyqiri Bytyqi, Uran Ismaili, Skender Reçica, Abelard Tahiri dhe Ekrem Mustafa, raportuan rreth punës së ministrive përkatëse për përmirësimin e kushteve të fëmijëve.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi tha se ministria që ai e drejton është e përkushtuar të krijojë ambient dhe kushte të sigurta për edukim, derisa bëri thirrje për angazhim të përbashkët ndërinstitucional, raporton Ekonomia Online.

“Përtej renditjes së dokumentacionit unë mendoj që politikat që hartohen të zbatohen në praktikë. Është një sfidë për gjithë qeverinë që ne t’i dalim në ballë dhe fëmijët të mos ankohen për kushtet dhe edukimin e tyre. Ne kemi bërë kushte për edukim të fëmijëve pa dallim. Kemi bërë përpjekje për arsimimin e fëmijëve në moshën e hershme. Ne kemi sfida me infrastrukturë”.

Bytyqi bëri të ditur se në vitin 2019 do të jenë të gatshme tekstet shkollore që përfshijnë kurrikula të reja.

“Ne kemi arritë si ministri t’i identifikojmë problemet që nuk po lëvizin. Na duhet një qeverisje më e mirë në shkollat tona. Në vitin 2019 do të jenë të gatshëm tekstet e reja që përfshijnë kurrikulat e reja”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka shpalosur disa nga punët që Ministria e Shëndetësisë ka bërë lidhur me shëndetin e fëmijëve, raporton EO.

“Kosova bën pjesë me 95% fëmijë të vaksinuar në Kosovë, domethënë një përqindje e lartë dhe na krijon mundësi që të ngritet mburojë për të larguar sëmundjet ngjitëse. Nuk duhet harruar që institucionet bëjnë përpjekje që të gjitha grupet e komuniteteve të mbulohen në projektin e imunizimit dhe të mos lihen anash. Ne e dimë që në vitet e para të rritjes së fëmijëve konsiderohen si fazat e para në mirëqenien e tij, Ministria e Shëndetësisë ka arritur të zhvillojë vizita te nëna dhe fëmijët. Kjo luan rol të madh në rritjen dhe mirëqenien e fëmijës, mirëpo edhe gjithë familjes. Ky intervenim zhvillohet në 15 komuna dhe në dy komuna do të shtrohet gjatë kësaj jave. Ajo çka mund të bëjmë ende është promovimi i informatave për shëndetin”, tha ai.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se Ligji për shërbime sociale dhe familjare rregullon çështje që kanë të bëjnë me ndihmën e familjeve në gjendje sociale, raporton EO.

Reçica tregoi se në Projektligjin e lehonisë është paraparë që lehonat e papuënsuara të paguhen për 6 muaj.

“Me ligjin për shërbime sociale dhe familjare është caktuar përgjegjësia për sektorin privat dhe shtetëror. Ky ligj rregullon edhe disa çështje të caktuara që kanë të bëjnë me ndihmën e familjeve në gjendje sociale. Përkujdesja sociale u ofrohet fëmijëve atëherë kur prindërit kanë vështirësi të kujdesën për ta. Çdo fëmijë pa kujdes prindëror u ofrohet kujdestaria. Është hartuar koncept dokumenti për persona me aftësi të kufizuar. Në Projektligjin e lehonisë është paraparë që lehonat e papunësuara të paguhen për 6 muaj”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se MPB-ja është e përkushtuar t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve, e sidomos të fëmijëve të riatdhesuar.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me Kodin për drejtësi për të mitur do të mbrohen të drejtat e fëmijëve, raporton EO.

“Ajo çka mund të konfirmoj para jush është se kemi arritur ta kemi Kodin për drejtësi për të mitur. Ky kod promovon dhe mbron të drejtat e fëmijëve. Jemi në përfundim edhe të Kodit penal që adreson edhe dhunën në familje. Nuk mundem mos me përmend kategorinë e Qendrës Korrektuese në Lipjan dhe ne kemi arritë që të kemi qendrën edukuese korrektuese më të mirën në rajon, sepse fëmijët nga aty duhet të dalin të përgatitur”.

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 10 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 12 people, people sitting and table

Image may contain: 25 people, people smiling

Të ngjashme