Ministri Aliu lëshon sallën e Kuvendit – Lushtaku: Do të mbaheni mend për nepotizëm

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, i ka dhënë kritikë raportit  të punës 100 ditore të Qeverisë Kurti, duke thënë se më shumë ka reflektuar me përshkrim se sa me sukses.

“Kritikat qe ka bërë kjo parti deri në ardhjen në pushtet kane qenë vetëm fasadë. Serioziteti i punës shihet në mëngjes apo fillim të saj dhe ky raport 100 ditor lë shumë për të dëshiruar ku kemi parë vetëm përshkrime që reflektojnë ndonjë sukses” është shprehur ai.

Lushtaku poashtu ka thënë se do të mbahet në mend për nepotizëm, shkarkime e emërime bordesh dhe punësime nipash e mbesash.

“Kanë ardhur me premtime gjigante e joshëse. Vetëvendosje është mësuar me demagogji dhe jo me politikë të bërë. Kjo Qeveri për 100 ditët e saj do të mbahet mend vetëm për nepotizëm, borde, nipa mbesa. Kanë bërë fushatë vetëm për të marr pushtet. Shkarkimet e paligjshme që po lënë pa përgjegjës shumë institucione të pavarura”.

Po ashtu Lushtaku ka kërkuar që zëvendësministri Hysen Durmishi të shkarkohet pas skandalit me “tiketat ngjitëse”.

Eman Rrahmani deputet nga LVV-ja ka thënë se opozita nuk është e gëzuar pasi nuk do të mund të përfitojnë më donacione, siç ka ndodhë tash e 20 vjet.

“Me kritika të tilla opozita pa bazë e pa argument po na pamundësohet me arsyetua edhe kur po ka diçka që duhet arsyetuar. Nuk mundesh me akuzua dikë kur vetë je kanë edhe më keq”, është shprehur ai.

Kurse deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Rrahmani nuk duhet të vijë në Kuvend dhe të shes pallavra.

“Nuk mund të bëhesh i famshëm duke fol me Palin” ka thënë ai.

Ndërsa, ministri Liburn Aliu ka thënë se kanë shumë punë, dhe se nuk mund t’i mbyllë sytë para shkeljeve të ndryshme.

Pas fjalës së tij edhe Aliu si i vetmi ministër e ka lëshuar sallën e Kuvendit.

Të ngjashme